Federata Shqiptare e Volejbollit ka njoftuar se ka mbyllur përfundimisht të gjitha aktivitetet për moshat. Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHV-së, si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19.
FSHV sqaron se kampionatet U-21 djem, U-20 vajza, U-19 djem, U-18 vajza dhe U-16 vajza nuk do të vijojnë, për të mos rrezikuar shëndetin e lojtarëve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe sportdashësve. Këto kampionate do të mbyllen pa shpallur një ekip kampion për sezonin 2029-2020.
Ndërsa kampionatet U-14 dhe U-15 për djem e vajza nuk do të zhvillohen fare. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me kampionatet për të rritur dhe të rritura, të ndërprerë që në mes të marsit.
FSHV ka deklaruar se synon që këto dy kampionate t’i përfundojë dhe kampioni të shpallet në parket, megjithatë ende nuk ka një datë se kur do të rinisë kampionati.