image Federata e Sindikatave të Shëndetësisë i reagon kreut të BSPK-së: Po vepron kokë më vete

Shëndetësi

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë i reagon kreut të BSPK-së: Po vepron kokë më vete

news image

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i ka reaguar Atdhe Hykollit, kryetar i BSPK-së, pas takimit që ky i fundit bëri me kryeministrin Albin Kurti.

FSShK thotë se Hykolli nuk ka mbajtur takim të kryesisë së BSPK-së që nga 10 gushti i këtij viti, teksa i njëjti ka shprehur opinionet personale në takimin me Kurtin dhe jo ato të sindikatave anëtare të BSPK-së.

“Atdhe Hykolli asnjëherë të vetme nuk koordinon qëndrimet me Federatat, por vepron kokë në vete, duke anashkaluar opinionet e Federatave për të gjitha çështjet që lidhen me BSPK-në, veçanërisht opinionet rreth dy ligjeve, të cilët tanimë kanë kaluar në Parlament, atë të Zyrtarëve Publikë dhe Ligjin e Pagave. Kjo është arsyeja që Atdhe Hykolli s’ia ka idenë se çfarë qëndrimesh kemi ne dhe cilat janë opinionet tona për dy ligjet” thuhet në reagim.

Ky është reagimi i plotë i FSShK-së (pa ndërhyrje):

Pas raportimit në media se janë takuar Kryeministri Albin Kurti me kryetarin e BSPK_së Atdhe  Hykolli  Për të qenë të sinqeritetit ndaj atyre  që përfaqsojmë ,jemi të detyruar ta njoftojm opinionin e gjerë e në veçanti anëtarsinë tonë se Z.Atdhe Hykolli,i cili thirret në emër të BSPK_së  ,që nga dt 10.08.2022 nuk ka mbajtur takim të kryesisë së BSPK_së prandaj kjo tregon se ai ka shprehur opinione në emrin e tij personal dhe asesi nuk paraqet opinionet Federatave anëtare të BSPK_së .Andaj Federatat e poshtëshënuara distancohen nga çdo qëndrim i Z. Atdhe Hykollit sa here që thirret në emër te BSPK_së  . Z.Atdhe  Hykolli asnjëherë të vetme nuk kordinon qëndrimet me Federatat por vepron kokë në vehte duke anashkaluar opinionet e Federatave  për të gjitha çështjet që lidhen me BSPK_në ,veqanarisht  opinionet rreth dy ligjeve ,të cilët tani më kan kaluar në Parlament,atë të zyrtarëve publikë dhe Ligjin e pagave,kjo është arsyeja që Atdhe Hykolli s ja ka idenë se çfar qëndrimesh kemi ne dhe cilat janë opinionet tona  për dy ligjet .Ne nuk  dijm në çka është bazuar kur flet për  dialog social të suksesshëm kur e din edhe ai personalisht se ne jemi në procedurë gjyqsore për arsye të ç ‘antarsimit të njëanshëm nga ana e Qeverise , të gjithë anëtarve sindikal  ,si dhe për ndërhyrje në organizimin sindikal duke bërë shkelje poashtu të ligjit mbi organizimin sindikal ,i gjithë ky kaos  ka kaluar në heshtje nga ana e Atdhe Hykollit por edhe duke na dhënë premtime të kota të pabazuara se anëtarsia do të kthehet brenda muajit..                                    ne i kemi shprehur paknaqsitë tona për të dyja ligjet edhe nëpër media edhe duke ju drejtuar institucioneve relevante .
>   ⁃    Prandaj është e ndershme nga ana e zotris Atdhe Hykolli të del publikisht të na kërkoje falje dhe të jep sqarime se në emër  të kujt i ka dhënë ato opinione!
⁃    Federata e Sindikatave Shëndetsisë së Kosovës
⁃    Sindikata e Policisë  së Kosovës
⁃    Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës
⁃    Sindikata e shërbimit korrektues të Kosovës
⁃    Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës

/GazetaSinjali/