Klubi futbollistik Prishtina ka zyrtarizuar transferimet e para për sezonin e ri, shkruan Sinjali Sport.
Kryeqyetasit njoftuan përmes “Facebookit” se kanë arritur marrëveshje me tre futbollistë.
Nga Superliga janë dy prezantuar dy super lojtarë, Mendurim Hoti nga Feronikeli dhe Xhevdet Shabani nga Drita.
Kurse Bleart Tolaj nga Hajduku i Spliti, mund të quhet transferimi më I bujshëm.
“Bardhekaltërit” u shpallën kampione e Superligës pas tetë vitesh dhe këto blerje janë të nevojshme për garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Prishtina në fazën e parë kualifikuese për Champions League do përballet me SS Falgoren, skuadër që vije nga San Marino.
Ky takim do luhet me 22 qershor në stadiumin “Elbasan Arena”. /Gazeta Sinjali Sporti/