FC Drenica po vazhdon me përforcimin e skuadrës për fazën e dytë të sezonit, shkruan Sinjali Sportiv.
Pas Behar Ramadanit, Eglentin Gjonit dhe Donald Rapos, klubi nga Skenderaj ka prezantuar sot edhe dy përforcime tjera.
Bëhet fjalë për Kreshnik Ukën dhe Dardan Rogovën. Uka vjen si i huzuar nga Prishtina për 6 muaj, kurse Rogova është transferuar nga Vëllaznimi.
Njoftimi i plotë nga FC Drenica (pa ndërhyrje):
“Sot në ambientet e klubit tonë, janë prezantuar edhe dy lojtarë tjerë, që kanë përforcuar
Radhët e klubit. Fjala është për sulmuesin vendas, Kreshnik Uka, i cili ka ardhur në formë huazimi për 6 muaj nga FC Prishtina, me mundësi vazhdimi. Ukën e njohim të gjithë, dhe ai do t’i ndihmojë skuadrës për stinorin pranveror.
Uka luan në pozitën e sulmuesit të krahut dhe që nga dita e sotme është ven nën ‘urdhrat’ e trajnerit Bledar Devolli.
Ndërkohë, edhe një sulmues tjetër zbarkon në Drenicë. Fjala është për ish-sulmuesin e Besës dhe se fundmi Vëllaznimit, Dardan Rogova. Ky i fundit gjithashtu është sulmues krahu dhe ka filluar menjëherë stërvitjet me grupin.
Drejtuesit e klubit shumë shpejt do t’i zyrtarizojnë edhe marrëveshjet me disa futbollistë tjerë të spikatur, që do të përforcojnë skuadrën për pjesën pranverore të kampionatit”. /Sinjali Sportiv/.