image FC Ballkani përgënjeshtron lajmet se kanë arritur marrëveshje me Besart Berishën

Futboll

FC Ballkani përgënjeshtron lajmet se kanë arritur marrëveshje me Besart Berishën

news image

Skuadra e Ballkanit ka reaguar në lidhje me zërat për transferimin e sulmuesit Besart Berisha.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, skuadra nga Theranda ka përgënjeshtruar lajmet për marrëveshjen me sulmuesin kosovar.

Postimi i plotë:

Reagim për opinionin

Të dashur futbolldashës

Lidhur me lajmin nga disa media për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Besart Berisha.

Këto lajme ne si klub i demantojmë pasi që nuk kemi zhvilluar asnjë bisedë me futbollistin Besart Berisha.

Sidoqoftë shfrytëzojmë rastin t’i urojmë ish lojtarit të Kombtarës sonë suksese në karierë.  /Gazeta Sinjali Sporti/