Skuadra e Ballkanit ka reaguar në lidhje me zërat për transferimin e sulmuesit Besart Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, skuadra nga Theranda ka përgënjeshtruar lajmet për marrëveshjen me sulmuesin kosovar.
Postimi i plotë:
Reagim për opinionin
Të dashur futbolldashës
Lidhur me lajmin nga disa media për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Besart Berisha.
Këto lajme ne si klub i demantojmë pasi që nuk kemi zhvilluar asnjë bisedë me futbollistin Besart Berisha.
Sidoqoftë shfrytëzojmë rastin t’i urojmë ish lojtarit të Kombtarës sonë suksese në karierë. /Gazeta Sinjali Sporti/