Drejtori i Institutit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara për Alergji dhe Sëmundje Infektive, Anthony Fauci, ka thënë se pret që Amerika të ketë vaksinën kundër koronavirusit.
Vaksina, që është zhvilluar nga shkencëtarët e institutit që udhëheq Fauci, pritet të hyjë në fazën përfundimtare të testimit në fund të këtij muaji.
“Një nga gjërat që shpresoni është që vaksina juaj të ketë një përgjigje që mund të krahasohet me një infeksion natyral, sepse, teorikisht, vaksina më e mirë që ndoshta mund të krijoni ndonjëherë është infeksioni natyral”, tha Fauci.
Në të gjithë botën, dhjetëra vaksina kundër koronavirusit janë në faza të ndryshme të testimit.
Fauci tha se nuk është i shqetësuar me idenë se Kina mund ta sigurojë vaksinën më parë.
“Nuk do ta ketë shumë më shpejt se ne. Kjo është e sigurt”, tha Fauci. /Gazeta Sinjali/