image Fauci për protestat në SHBA: Aktivitet i përsosur për t'u përhapur koronavirusi

Botë

Fauci për protestat në SHBA: Aktivitet i përsosur për t’u përhapur koronavirusi

news image

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor për koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka paralajmëruar se protestat që po zhvillohen në Amerikë janë ‘aktiviteti i përsosur’ për përhapjen e mëtutjeshme të COVID-19.

Në 50 shtetet amerikane kanë demonstruar për barazi racore dhe drejtësi nën vazhdën e vrasjes së George Floyd – një person i paarmatosur që u vra nga një polic i Departamentit të Policisë së Minneapolis, i identifikuar si Derek Chauvin, që iu gjunjëzua në qafë për gati nëntë minuta, shkruajnë mediet e huaja.

Pas gati dy javësh kërkesa të protestuesve për një mbrojtje më të denjë të qytetarëve me ngjyrë dhe ligjvënie, Fauci ka shprehur shqetësimet për tubimet.

“Tubimet janë forma e përsosur për përhapjen e mëtejshme të virusit në kuptimin e krijimit të këtyre mbledhive, të cilat mund të kthehen në valë shpërthimi”, i tha Fauci radios WTOP të premten.

Mijëra njerëz marshuan në Uashington DC këtë fundjavë, duke u mbledhur në rezidencën e afërt të Presidentit Trump, i cili ishte rrethuar së fundmi./Gazeta Sinjali/