Shefi i qendrës për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci, konfirmoi faktin se normaliteti i para epidemisë do të mund t’i rikthehet botës vetëm në fund të vitit të ardhshëm, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.
“Jam optimist për vaksinën që do të gjendet në kohën e parashikuar dhe do mund t’i rikthejmë normalitetin dhe qetësinë mendore të gjithë popujve para krishtlindjeve të ardhshme”, tha ai.
“Por, nëse qytetarët do vijojnë të sillen në mënyrë të papërgjegjshme, kjo situatë do të zgjasë”, vijoi ai, duke bërë thirrje që qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të respektojnë masat për parandalimin e virusit.
Megjithatë, situata aktuale në botë nuk është aspak e qetë, duke parë rastet e reja të infeksioneve.
Në disa shtete janë marrë vendime për vendosjen e masave më të rrepta, siç është rasti i Britanisë së Madhe, një ditë më parë.