Rikthehet sërish në vëmendje Anthony Fauci, virologu i task forcës së Shtëpisë së Bardhë, për koronavirusin, i cili pritet të raportojë në senat lidhur me situatën e emergjencës.
Siç raporton New York Times, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Amerikë, i kthyer në ikonë edhe prej distancës së marrë me Presidentin Donald Trump, do të lëshojë kritika të ashpra lidhur me rihapjen e aktivitetit ekonomik që sipas tij mund të shkaktojë “vdekje dhe vuajtje të kota”.
Fauci do të jetë një nga katër ekspertët që do të dëgjohen në komisionin e Shëndetësisë, në Senat.
Pas tij do të raportojë Robert Redfield, drejtor i Centers for Disease Control and Prevention dhe Stephen Hahn, komisar i Food and Drug Administration (FDA) si dhe Brett Giror, asistent sekretar i departamentit të shëndetësisë.
“Nëse kapërcehen kontrollet e parashikuara për të rihapur Amerikën, atëherë rrezikohen disa vatra të nxehta. Kjo gjë do të sillte vdekje të kota”, tha ai.
Raportimi i fundit i Fauci në Kongres, daton në muajin mars, para mbylljes së Amerikës. /Gazeta Sinjali/