image Fauci: Jam shumë i sigurt se koronavirusi do të kthehet

Botë

Pandemia/ Fauci: Jam shumë i sigurt se koronavirusi do të kthehet

news image

Pandemia e koronavirusit mund të jetë ngadalësuar në shumë pjesë të vendit për shkak të përpjekjeve të distancës sociale, por nuk mund të planifikoni festat, pushimet ose udhëtimet në zyrë akoma.

Një valë e dytë e Covid-19 është e pashmangshme në vjeshtë sipas infektologëve, pasi njerëzit gjithnjë e më shumë po përpiqen të rifillojnë jetën e rregullt dhe më shumë shtete lehtësojnë ose heqin urdhrat e qëndrimit në shtëpi.

“Unë jam shumë i sigurt se do të kthehet, sepse virusi është po aq i transmetueshëm dhe është përhapur globalisht”, tha Dr. Anthony Fauci.

Amerikanët mund të kenë një valë të dytë dhe shumë të keqe në vjeshtë nëse vendi nuk është i përgatitur.

Ekspertët shëndetësor thonë se muajt e ardhshëm është mirë që të përgatitemi për një shpërthim të dytë të mundshëm të virusit.

Spitalet dhe klinikat duhet të plotësojnë rezervat e tyre me pajisje mbrojtëse personale dhe furnizime të testeve. Njerëzit duhet të përpiqen të bëhen më të shëndetshëm nëse është e mundur, të vazhdojnë të përdorin maska për fytyrën dhe të mos rrijnë shumë persona së bashku.

Zyrtarët shëndetësorë në të gjithë vendin duhet të vazhdojnë të përqendrohen në zgjerimin e testimeve të koronavirusit, gjurmimit të kontakteve dhe trajtimeve.