image Fatos Beqiraj transferohet te skuadra shqiptare në Mal të Zi

Futboll

Fatos Beqiraj transferohet te skuadra shqiptare në Mal të Zi

news image

Fatos Beqiraj ka arritur marrëveshje me klubit shqiptar Deçiqi në ligën elitare të Malit të Zi, sipas mediave malazeze.

Sulmuesi nga Peja Beqiraj iu bashkua Deçiqit nga Astana si lojtar i lirë të hënën në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Kështu në moshën 34-vjeçare dhe 12 vite më vonë, Beqiraj u kthye në futbollin malazez te klubi shqiptar i Tuzit, një qytet me vetëm katër mijë banorë.

Deçiqi është i dyti në tabelë në kampionatin malazez, por ngel plot tetë pikë mbrapa liderit Sutjeska.

Beqiraj nuk ka gjetur rehati në dy vitet e fundit në futboll, duke kaluar nga një skuadër në tjetrën në Izrael dhe në Poloni.

Por ai e kishte një karrierë shumë të suksesshme në Kroaci me Dinamo Zagrebin. Ai i fitoi katër tituj kampioni dhe dy kupa shtetërore në Kroaci gjatë tri viteve e gjysmë në Dinamo, duke i shënuar 37 gola në 125 ndeshje.

Beqiraj, i cili u lind dhe u rrit në Pejë dhe luajti për Shqiponjën dhe Besën, është lojtari me më së shumti paraqitje për Kombëtaren e Malit të Zi.  /Gazeta Sinjali Sporti/