image Fatmir Limaj i bindur: Nisma do të rikthehet fuqishëm në Parlament

Politikë

Fatmir Limaj i bindur: Nisma do të rikthehet fuqishëm në Parlament

news image

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të partisë së tij në nivel vendi.

Në takim, Limaj i ka falënderuar drejtuesit e degëve për angazhimin e madh gjatë zgjedhjeve lokale, pasi që Nisma i ka fituar zgjedhjet në Malishevë me kryetarin Ekrem Kastrati.

Ndonëse ka fituar vetëm një komunë, Limaj këtë e ka quajtur si sukses të madh dhe stabilitet të partisë së tij, duke paralajmëruar po ashtu rikthimin e fuqishëm në Kuvendin e Kosovës dhe institucionet qendrore.

“Suksesi dhe stabiliteti i Nismës në këto zgjedhje është mesazhi më i mirë se së shpejti zëri i Nismës do të rikthehet fuqishëm në Parlament dhe në institucione tjera qendrore”, ka thënë Limaj./Gazeta Sinjali/