Policia e Kosovës, konkretisht Njësia FAST Kosova, kanë arrestuar një shtetas të huaj, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar, raporton Gazeta Sinjali.
I arrestuari dyshohet se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për shkak të veprës penale të mashtrimit.
Gjatë këtij operacioni, Policia njofton se në vendin ku është arrestuar i kërkuari i lartcekur, janë arrestuar edhe tre persona të tjerë të dyshuar, të cilët posedonin lëndë narkotike./Gazeta Sinjali/