Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjakova ka gëzuar një formë të jashtëzakonshme, ku deri më tash ka shënuar pesë fitore, kategoria -73.
Ndërkohë, Loriana Kuka shënoi një fitore, ndërsa u ndal në raundin e dytë, kategoria -70 kg.