image Familjes nga Gjakova dikush i hynë në stallë, ia vjedhin dy lopë

Sinjalizime

Familjes nga Gjakova dikush i hynë në stallë, ia vjedhin dy lopë

news image

Foto ilustruese


Një dukuri e shpeshtë dhe që është shndërruar në shqetësim për blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë, është vjedhjet e bagëtive. Viteve të fundit kjo dukuri alarmoi ata pasi u shënuan disa vjedhje të rënda, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e veta cak i hajnave ishte edhe një familje në fshatin Cermjan të Gjakovës.

Pasi iu futën në stallë, familjes në fjalë dikush arriti që t’ia vjedhë dy lopë, vlera e të cilave ka një shumë të konsiderueshme monetare.

Sinjali ka kontaktuar Policisë e Kosovës për detajet e këtij rasti dhe është në pritje të një përgjigje.

/GazetaSinjali/