image Familjes Mbretërore po i shtohet një anëtar i ri!

Bota e Yjeve

Familjes Mbretërore po i shtohet një anëtar i ri!

news image

Vajza e princit Andrew dhe dukeshës së York, Princesha Eugenie dhe partneri i saj, Jack Brooksbank, priten të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti, që u martua në tetor 2018 në një ceremoni shumë të komentuar në atë kohë, presin që fëmija i tyre të vijë në jetë në fillim të vitit 2021.

Lajmin e bukur e ka dhënë Pallati Buckingham-it mëngjesin e sotëm. Në njoftimin zyrtar thuhej se Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut janë shumë lumtur për faktin se familjes mbretërore do t’i shtohet një tjetër anëtar.

Princesha Eugenie, 30 vjeç, lajmin e pritjes së ëmbël e konfirmoi me anë të një postimi në Instagram, me një foto të ëmbël me këpucë për beba, ku bashkangjitur shkruhej: “Jack dhe unë jemi shumë të lumtur për fillimin e vitit 2021.” /Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/CFjXPhpFPpJ/?utm_source=ig_web_copy_link