image Familjarja e 12-vjeçares në Viti: Vajza ka dashtë të marrë vëmendje, asnjë parti nuk ka gisht këtu

Sociale

Familjarja e 12-vjeçares në Viti: Vajza ka dashtë të marrë vëmendje, asnjë parti nuk ka gisht këtu

news image

Për rastin e 12-vjeçares në Viti që deklaroi në polici se është dhunuar nga Bislim Bislimaj, ka reaguar edhe një familjare e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Familjarja e 12-vjeçares ka thënë se vajza nuk është dhunuar nga askush, ndërkaq e ka mohuar se ka pasur inskenim politik. Ajo ka thënë se duhet të ndalen etiketimet nëpër media ndaj familjes së saj.

“Sqarim për opinionin e gjerë, të nderuar qytetarë të Vitisë, meqë tema e ditës dje ishte akuza e kundër akuza për inskenime të rastit të vajzës tonë të mitur e cila fatmirësisht tani është në gjendje më të mirë psikologjike, ju themi sinqerisht se asnjë lloj inskenimi nuk ka ekzistuar dhe asnjë politikë apo parti nuk ka gisht këtu, e themi me bindje të plotë. Janë shumë të ulëta pretendime të tilla, meqë vajza jonë si një adoleshente ka qenë shumë e turbullt me deklarata, ajo as nuk ka pësuar dhunim e asgjë tjetër pos që ka dashtë të marrë vëmendje si e re që është! Andaj ju lutemi si familje te ju ktheheni normalitetit, meqë ne e pamë të udhës të ndalim këtë kaos dhe etiketime që po bëhen!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Bislim Bislimaj u arrestua nga policia nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një të mitur, por më pas u lirua nga Prokuroria Themelore në Gjilan, pasi që bazuar në raportin mjekësor e mitura nuk kishte dëmtime traumatike.

/GazetaSinjali/