image Familjari i dërgon të burgosurit drogë në Burgun e Dubravës, zbulohet nga oficerët

Siguri

Familjari i dërgon të burgosurit drogë në Burgun e Dubravës, zbulohet nga oficerët

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:45 në Burgun e Dubravës, oficerët korrektues kanë gjetur substancë të dyshuar narkotike në rrobat dhe gjësendet e sjellura nga familjarët e të burgosurve, shkruan Gazeta Sinjali.

“Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në rroba , kanë arritur ta parandalojnë futjen e substancës së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Sipas këtij njoftimi, ndaj të dënuarit, për të cilin dyshohet se është sjellë droga, është iniciuar procedurë disiplinore.

Me rastin është njoftuar edhe policia.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike, i dënuari i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës, për rastin është njoftuar policia”, njofton SHKK./Gazeta Sinjali/