image Familjari i dërgon të burgosurit drogë në Burgun e Dubravës, kapet nga oficerët

Siguri

Familjari i dërgon të burgosurit drogë në Burgun e Dubravës, kapet nga oficerët

news image

Sot në Burgun e Dubravës oficerët e Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë kapur një familjar, i cili ka tentuar që të fus substancë narkotike në këtë qendër, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga SHKK i kanë thënë Gazetës Sinjali se i dyshuari këtë substancë ia kishte sjellë një familjari të tij që ishte i burgosur aty.

Substanca është shpërndarë në rrobat që ai i ka dërguar familjarit të tij.

“Sot rreth orës ‪09:15 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës. Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e substancës së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke u shpërndarë nëpër pjesë të brendshme të rrobës”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

Reagimi i stafit përgjegjës ka qenë i menjëhershëm. Ky staf, sipas Shërbimit Korrektues, ka arritur që ta lokalizojnë vendin dhe provat materiale.

I burgosuri i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, SHKK bën të ditur se është njoftuar policia./Gazeta Sinjali/