image Familjarët në Klinë dhe Drenas në ndikim të alkoolit rrahen mes vete, bëhen për spital

Siguri

Familjarët në Klinë dhe Drenas në ndikim të alkoolit rrahen mes vete, bëhen për spital

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë ndodhur dy raste kur personat familjarë janë rrahur mes vete dhe në të dy rastet personat e dyshuar kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Klinafc të Klinës, mbrëmë në orët e vona, ku Policia ka arrestuar dy persona – vëllezër mes vete, pasi që të njëjtit në gjendje të dehur pas një fjalosje kishin sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.

Si pasojë e kësaj, të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkohë, rasti tjetër ka ndodhur në Drenas, në mbrëmjen e 4 dhjetorit. Për dallim nga rasti i parë që kanë qenë vëllezër, në këtë rast në mes vete në gjendje të dehur janë rrahur babë e djalë.

Nga plagët e marra që i kanë shkaktuar njëri-tjetrit të dy kanë pësuar lëndime trupore, me ç’rast kanë pranuar edhe tretman mjekësor. Ndërkaq, rasti në Polici është iniciuar si “Dhunë në familje”./GazetaSinjali/