image Familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë paraqitur kërkesa për vizitë në Hagë

Kosovë

Familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë paraqitur kërkesa për vizitë në Hagë

news image

Nga 15 korriku familjarët e të paraburgosurve në Hagë do të lejohen që ti vizitojnë ata, kjo sepse Gjykata Speciale e ka vendosur këtë, shkruan Gazeta Sinjali.

E nga Ministria e Drejtësisë kanë konfirmuar se deri më tani kanë pranuar vetëm dy kërkesa për vizita nga familjarët e të paraburgosurve.

Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres Albulena Haxhiu, tha se këto kërkesa kanë ardhur vetëm nga familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke shtuar se familjarëve do tu lejohet të qëndrojnë deri tre ditë në Hagë.

Deri më tani i kemi pranuar dy kërkesa për vizita familjare në Hagë. Ato i kanë parashtruar familjarët e Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata do të mbështeten edhe financiarisht nga shteti për qëndrim dhe ushqim. Ata kanë të drejtë që të qëndrojnë deri në tre ditë”, tha ai për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/