image Familja Fejzullahu ndajnë 100 mijë euro për shqiptarët e prekur nga tërmeti

Bota e Yjeve

Solidarizim/ Familja Fejzullahu ndajnë 100 mijë euro për shqiptarët e prekur nga tërmeti

news image

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Fejzullahu, ka treguar se ai së bashku me familjen e tij kanë ndarë 100 mijë euro për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Këtë artisti e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

“Vëllezër e motra ! Asnjëherë në jetën time nuk kam dashur të publikoj ndihmën që kemi bërë ,kur kemi marrur një iniciativë për të ndihmuar rastet e shumta me nevojë, mirëpo kësaj radhe bëhet fjalë për një komb të tërë, uroj të solidarizohemi të gjithë të hapim zemrat e të ndihmojmë sa kemi mundësi … Zoti e bekoftë popullin shqipëtar. I juaji Ermal Fejzullahu“, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografi.

https://www.instagram.com/p/B5X_vNEh9c2/?utm_source=ig_embed

Nga tërmetet që ndodhen dje në shtetin e Shqipërisë kanë mbetur të vdekur 28 persona, dy prej të cilëve nga Kosova./Gazeta Sinjali/