image Familja e Klodian Rashës ndërron mendje, pranon pensionin nga shteti

Shqipëri

Familja e Klodian Rashës ndërron mendje, pranon pensionin nga shteti

news image

Familja Rasha ka pranuar pensionin e lidhur nga qeveria pas vrasjes së djalit të tyre Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Mësohet se pas takimit të tretë me kryeministrin Edi Rama, kanë pranuar pensionin, vendimi për të cilin u bë publik një natë më parë.

Familja Rasha është shprehur se do ta marrin pensionin e dhënë nga qeveria, por jo për vete. Ata do ta dhurojnë për bamirësi.

Do ta pranojmë pensionin nga qeveria. Do ta marrim dhe do ta dhurojmë për bamirësi,”- mësohet të jenë shprehur anëtarët e kësaj familjeje, raporton Korreri.com.al./Gazeta Sinjali/