Në Gjilan janë arrestuar katër burra pasi që tek ta janë gjetur dhe konfisikuar dy kartëmonedha nga 100 euro të dyshuara si të falsifikuara.
Sipas raportit policor, të dyshuarit kanë deklaruar se kartëmonedhat e falsifikuara i kanë blerë nga një i dyshuar mashkull shqiptar shtetas i Serbisë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. / Gazeta Sinjali/