image Falsifikonin teste të COVID-19, prokuroria ndalon dy persona në Podujevë

Drejtësi

Falsifikonin teste të COVID-19, prokuroria ndalon dy persona në Podujevë

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë ndaluar dy persona në Podujevë në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi  i dokumenteve”, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të prokurorisë të dyshuarit janë zënë në flagrancë në një laborator privat në Podujevë, duke lëshuar teste me rezultate negative të Covid-19.

“Në këtë çështje penale, prokurori i rastit ka urdhëruar masat teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe gjatë zbatimit të tyre janë siguruar prova për të cilat dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartcekur, ashtu që në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, janë zënë në flagrancë dy të dyshuarit në një laborator privat në Podujevë, duke lëshuar teste me rezultate negative të Covid-19”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Sinjali/