image Falsifikoi para, Gjykata në Pejë merr vendimin ndaj të dyshuarit
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Falsifikoi para, Gjykata në Pejë merr vendimin ndaj të dyshuarit

news image

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.K. për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “falsifikim i parasë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, i pandehuri me datë 23 janar në dy këmbimore të ndryshme në Pejë së bashku me një person tjetër me dijeni kishin vënë në qarkullim para të falsifikuara.

Njëri nga të dyshuarit kishte hyrë në këmbimore dhe kartëmonedhat dollarëshe të falsifikuara i kishte këmbyer, për çka dy këmbimoret në emrin e tij kanë lëshuar një dëftesë mbi blerjen e veturave.

“Bashkëkryerësit e tjerë gjende ende në arrati ndërsa, të pandehurit E.K i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji pasi që, gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe se në këtë rast janë duke u zhvilluar hetimet edhe ndaj personave të tjerë, e të cilët pritet që të dëgjohen para prokurorit  në cilësinë e të pandehurit si dhe do të dëgjohen dëshmitarët e rastit, ashtu që me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të ndikojë në zhvillimin e drejtë të procedurës hetimore, duke ndikuar në të pandehurit dhe dëshmitarët e me qëllim të zvogëlimit apo përjashtimit të përgjegjësisë penale”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Gazeta Sinjali/