image Falsifikoi dokumentin e një prone, arrestohet një person në Gjilan

Kosovë

Policia/ Falsifikoi dokumentin e një prone, arrestohet një person në Gjilan

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan pasi dyshohet se ka falsifikuar një dokument të pronës dhe ka arritur të përvetësojë atë pronë.

“Gjilan 04.06.2013. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka falsifikuar një dokument të pronës dhe ka arritur të përvetësojë pronën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/