image Prizren: ProCredit Bank raporton dy raste të falsifikimit të parasë brenda një dite

Siguri

Prizren: ProCredit Bank raporton dy raste të falsifikimit të parasë brenda një dite

news image

Banka “ProCredit” në Prizren, gjatë ditës së djeshme ka hasur në dy raste të falsifikimit të parasë, të deponuara nga përfaqësues të dy kompanive të ndryshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëjnë të ditur burime të Gazetës Sinjali brenda kësaj banke, njëri rast ka ndodhur pasi një punëtore e Viva Fresh Store, gjatë deponimit të parave, në mesin e tyre ka pasur edhe një kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Ndërkaq, Gazeta Sinjali nga të njëjtat burime mëson se rasti i njëjtë ka ndodhur në të njëjtën bankë e në të njëjtën ditë, por dallimi i vetëm qëndron se personi që i ka deponuar paratë herën e dytë, ka qenë punëtor i Prima Tobaccos.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se kartëmonedhat janë konfiskuar, kurse për të dy rastet është iniciuar hetimi.

Po ashtu, këto raste për Gazetën Sinjali i kanë konfirmuar nga Policia Rajonale e Prizrenit. /Gazeta Sinjali/