Sara Hoxha, tashmë gruaja e artistit të njohur Ledrit, është njëra nga më të përfolurat. Ajo po ashtu është shumë aktive në rrjete sociale, shkruan Gazeta Sinjali.
Në postimin e fundit, Sara shfaqi imazhin e ëmbël të vajzës Poema, ku e kishte ulur në ulësen e përparme me mbishkrimin: “A mund të kem një pasagjer më të mirë përpara?”
E kjo foto si duket ngjalli kritika nga ndjekësit e saj, duke i thënë se kjo gjë që ajo po bënë është e rrezikshme për vajzën.
Pas mesazheve të shumta, duket se Sara mori një mësim nga kritikat e ndjekësve duke iu përgjigjur: “Duke lexuar mesazhet e shumta, unë do të jem e sinqertë që nuk isha në dijeni mbi atë se si nuk është e sigurtë, dhe asnjëherë nuk kam menduar të informohem, pasi pashë disa miq në Gjermani, mendova se ishte e drejtë, unë falënderoj zotin që nuk ndodhi asgjë, dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë më!” u shpreh ajo në mbishkrimin e fotografisë.