image Fakte që nuk i keni ditur, si ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave

Fakte

Fakte që nuk i keni ditur, si ndikon pozicioni i fjetjes në formimin e rrudhave

news image

Gjumi është një gjendje e natyrshme pushimi i rregullt trupor.

Ai është përkufizuar si një gjendje e pavetëdijshme. Kur njeriu nuk fle mjaftueshëm është më i rrezikuar që ti krijohen rrudha në fytyrë. Ekspertët dermatologë thonë se mënyra se si fle njeriu dhe aspekte të tjera lënë ndikim të fortë në lëkurë.

Gjatë ditës, lëkura e fytyrës rëndohet jo vetëm nga makijazhi por edhe nga shtresa të tëra ndotësish dhe bakteresh. Ato mbyllin poret, përshpejtojnë plakjen, gjithashtu e thajnë dhe irritojnë lëkurën.

Fjetja përmbys ose në anë

Fjetja përmbys dhe në anë ka pasoja të këqija në trup dhe lëkurë. Fjetja përmbys shkakton jo vetëm dhimbje mesi por edhe rrudha në fytyrë. Kjo gjë ndodh sepse fytyra është në kontakt të drejtpërdrejtë me jastëkun, duke shkaktuar vijëzime të lëkurës. Personat që flenë barkazi kanë më shumë rrudha në zonën e ballit. Ndërsa personat që flenë anash kanë rrudha të thella në atë anë të lëkurës si dhe vijëzime vertikale në mjekër dhe faqe. Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë për të fjetur është në shpinë, një pozicion ky që e mbron lëkurën nga rrudhat dhe papastërtitë në kontakt me jastëkun. Megjithatë, koka duhet të jetë paksa e ngritur, sepse në të kundërt në mëngjes do të keni më shumë rrathë në sy.

Mungesa e gjumit

Nëse nuk flini gjumë 7-8 orë në ditë, atëherë pasojat do t’i vëreni menjëherë në lëkurë. Gjumi është i nevojshëm për prodhimin e kolagjenit, qarkullimin e gjakut dhe eliminimin e rrathëve të syve.

Alkooli

Pirja e alkoolit përpara gjumit prish ciklet e tij. E njëjta gjë vlen edhe për kafenë, çajin dhe pijet e gazuara. këto produkte prishin gjumin dhe paraqitjen tuaj të jashtme.

Kremrat e lëkurës

Vendosja e kremrave mbrojtës dhe ushqyes përpara gjumit është shumë e mirë për lëkurën. Gjatë natës, lëkura rigjenerohet dhe ka nevojë për ushqim, ndaj mos harroni të aplikoni kremin kundër rrudhave. /Gazeta Sinjali/