image Fajon: Kosova duhet ta heq taksën për rifillimin e bisedimeve me Serbinë

Politikë

Dialogu/ Fajon: Kosova duhet ta heq taksën për rifillimin e bisedimeve me Serbinë

news image

Eurodeputetja, Tanja Fajon, ka folur për çështjet që kanë bllokuar procesin e  dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.  

Fajon ka vënë theksin tek taksa që qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj Serbisë, duke theksuar se një hap për zhbllokimin e këtij procesi mund të jetë heqja e taksës.

“Për negociata të suksesshme midis Serbisë dhe Kosovës, është e rëndësishme që Kosova të revokojë taksat e saj për produktet serbe”, ka thënë Fajon

Eurodeputetja ka nënvizuar se të dyja vendet duhet të kthehen në statusin e para vendosjes së kësaj takse.

“Për vazhdimin e negociatave, statusi mes tyre duhet të jetë sikur  përpara se të zbatoheshin taksat. Vetëm në këtë mënyrë, është e mundur që në të ardhmen të gjesh një zgjidhje që do të kënaqte edhe Serbinë edhe Kosovën”, ka theksuar eurodeputetja Fajon.

Taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, është në fuqi që nga 21 nëntori i vitit 2018, vendim të cilin Qeveria e Kosovës e mori si përgjigje ndaj agresionit diplomatik të Serbisë kundër Kosovës. /Gazeta Sinjali/