Eurodeputetja Tanja Fajon ka njoftuar për një bisedë që e ka pasur sot me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Fajon shkroi në Twitter se i përkrah përpjejket e ministrit për ta luftuar përhapjen e koronavirusit.
Me ministrin Vitia, eurodeptetja thotë se janë pajtuar që masat e ndërmarra në Kosovë duhet të jenë në përputhje me të drejtat e njeriut.
“Sapo fola me ministrin kosovar të Shëndetësisë, Arben Vitia. Unë përkrah fuqishëm përpjekjet e tij kundër pandemisë Covid 19. Për ta evituar sëmudjen, njerëzit duhet të qëndrojnë në shtëpi. Ne u pajtuam që të gjithë masat duhet të jenë të kufizuara në kohë dhe në linjë me të drejtat themelore”, ka shkruar Fajon.
Vitia para pak ditësh ka marrë masa të reja të kufizimit të lëvizjeve të qytetarëve në vetëm 90 minuta brenda ditës. /Gazeta Sinjali/