image Fajësoi homoseksualët për shpërthimin e pandemisë, prifti ukrainas infektohet me COVID-19

Botë

Fajësoi homoseksualët për shpërthimin e pandemisë, prifti ukrainas infektohet me COVID-19

news image

Një udhëheqës i shquar fetar në Ukrainë, i cili në fillim të këtij viti tha se martesa mes të njëjtit seks është fajtor për shfaqjen e pandemisë COVID-19, ka rezultuar pozitiv për virusin, njoftoi kisha ku ai shërben.

Patriarku Filaret, 91 vjeç, i cili drejton Kishën e madhe Ortodokse Ukrainase – Patriarkana e Kievit, u infektua me COVID-19 dhe më pas u shtrua në spital, konfirmoi kisha të premten në një deklaratë të shpërndarë në faqen e saj të internetit dhe në Facebook.

Në një deklaratë vijuese të publikuar të martën, kisha tha se shëndeti i udhëheqësit të saj është i qëndrueshëm ndërsa trajtimi po vazhdon, shkruan NBC, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne ju kërkojmë që të vazhdoni të luteni për shenjtërinë e tij patriarkun Filaret, në mënyrë që Zoti i Gjithëmëshirshëm dhe i Plotfuqishëm të shërojë patriarkun”, vazhdoi deklarata.

Kjo nuk është hera e parë që Filaret bën tituj kryesorë që përfshijnë pandeminë globale të koronavirusit, e cila ua ka marrë jetën gati 3,000 njerëzve dhe janë infektuar mbi 140,000 të tjerë në Ukrainë. Në një intervistë të marsit në një stacion televiziv ukrainas lokal, ai thuhet se e quajti pandeminë “ndëshkim të Zotit për mëkatet e njerëzve dhe mëkatësinë e njerëzimit”.

“Së pari, dua të them, martesa e gjinisë së njëjtë, është shkaku i koronavirusit”, shtoi ai.

Pas komenteve të diskutueshme të Filaret, grupi ukrainas për të drejtat e LGBTQ Insight ngriti një padi kundër tij në muajin prill.

“Qëllimi ynë është t’u tregojmë njerëzve se nuk ka më vend për deklarata të tilla nga udhëheqësit e kishës në Ukrainë”, tha udhëheqësi i Insight, Olena Shevchenko, për Fondacionin Thomson Reuters në atë kohë. /Gazeta Sinjali/