image ‘Fadil Vokrri’ sonte do të jetë i zhurmshëm, vashat e Kosovës luajnë ndeshjen më të rëndësishme

Futboll

Futboll/ ‘Fadil Vokrri’ sonte do të jetë i zhurmshëm, vashat e Kosovës luajnë ndeshjen më të rëndësishme

news image

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ sonte do të jetë i mbushur me tifozët. Kjo për shkak se kombëtarja e femrave të Kosovës në futboll do të ndeshen me Sllovenin në kuadër të kualifikimeve për evropian. Biletat për ta shikuar ndeshjen janë falas.

Ndeshja do të luhet nga ora 18:00. Kombëtarja e Kosovës me një fitore do të rriste gjasat për një kualifikim të mundshëm, transmeton Gazeta Sinjali.

Për momentin, Kosova ka gjashtë pikë, aq sa ka edhe Sllovenia, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Në vendin e dytë është Rusia me 9 pikë, kurse në të parin është Holanda me 18 pikë.

Golashënuesja më e mirë e Kosovës është Modesta Uka me 3 gola në këtë kompeticion./Gazeta Sinjali/