Stafi i gjigandit të teknologjisë së fundit, Facebook do të punojë nga shtëpia deri në korrik të vitit 2021, kjo për shkak të përhapjes së madhe të koronavirusit.
Një zëdhënëse e Facebook-ut, Nneka Norville tha se vullnetarisht po lejohen që puntorët të punojnë vullnetarisht nga shtëpia, deri në korrik të vitit 2021.
“Bazuar në udhëzimet e ekspertëve të shëndetit dhe qeverisë, si dhe në vendimet e nxjerra nga diskutimet tona të brendshme për këto çështje, ne po lejojmë që punonjësit të vazhdojnë të punojnë vullnetarisht nga shtëpia deri në korrik të 2021”, tha Nneka Norville.
Përveç kësaj, Norville tha se Facebook po u jep puntorëve 1000 dollarë për nevoja të zyrës në shtëpi. /Gazeta Sinjali/