image Fabrika ushtarake në Izrael ‘lufton’ koronavirusin: Në vend të armëve, prodhon mjete mbrojtëse për mjekët

Botë

Pandemia/ Fabrika ushtarake në Izrael ‘lufton’ koronavirusin: Në vend të armëve, prodhon mjete mbrojtëse për mjekët

news image

Lufta ndaj koronavirusit nuk vijon vetëm nga mjekët me përkushtimin e tyre.

Së fundmi në Izeael janë edhe ushtarakët ata që po japin ndihmën e tyre në prodhimin e mjeteve të nevojshme shëndetësore për t’i bërë ballë pandemisë së Covid-19.

Një fabrikë e Forcave Izraelite të Mbrojtjes, që shërbim parësor ka prodhimin e mjeteve mbrojtëse ushtarake, sot po prodhon mjete ndihmëse për shëndetësinë.

Në fabrikën në fjalë, janë duke u prodhuar syze mbrojtëse për stafin mjekësor si dhe spraj për të dezinfektuar hapësirat publike, bën me dije faqja Forcave Izraelite të Mbrojtjes.

Në këtë mënyrë, ushtarakët janë bashkuar me mjekët në përballimin e Pandemisë që ka shkaktuar mijëra humbje jete në botë. /Gazeta Sinjali/