image Evropa po "çlirohet" nga koronavirusi, ja si po bëhet hapja graduale

Botë

Pandemia/ Evropa po “çlirohet” nga koronavirusi, ja si po bëhet hapja graduale

news image

Në të gjithë Evropën, vendet po lehtësojnë bllokimin, duke shpresuar se nuk do të çojnë në një valë të dytë të infeksioneve.

Në Francë, sot shkollat fillore do të fillojnë me numër të vogël të nxënësve. Po ashtu do të rihapen dyqanet e rrobave, libraritë, sallonet.  Ndërsa restorantet, kinematë dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura.

Belgjikë, shumica e bizneseve do të hapen sot, megjithëse me distancim shoqëror. Restorantet, baret dhe kafenetë mbeten të mbyllura.

Në Holandë, shkollat fillore do të rihapen pjesërisht sot. Do të hapen gjithashtu bibliotekat, fizioterapitë, autoshkollat dhe parukeritë.

Në Zvicër, shkollat fillore dhe ato të mesme do të hapen, por klasat do të zvogëlohen në madhësi. Restorantet, libraritë dhe muzetë gjithashtu mund të hapen por me kufizime të caktuara.

Në disa rajone të Spanjës, grumbullimet deri në dhjetë persona do të lejohen dhe mund të hapen restorantet me hapësirë në natyre dhe me distancim shoqëror.

Anglia do të lehtësojë disa nga masat e bllokimit këtë javë, por pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë me rregulla më të rrepta.

Në Danimarkë , qendrat tregtare mund të rihapen të sot ndërsa në Poloni, hotelet mund të rihapen këtë javë – megjithëse turistët e huaj do të duhet akoma të karantinohen për dy javë.

Vende të tjera evropiane si Gjermania, Austria dhe Italia tashmë kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e tyre./ Gazeta Sinjali/