image "Evropa duhet të përgatitet për miliona refugjatë nga Ukraina"

Botë

“Evropa duhet të përgatitet për miliona refugjatë nga Ukraina”

news image

Bashkimi Evropian duhet që të bëhet gati për miliona refugjatë të cilën po lëshojnë Ukrainën pas pushtimit nga Rusia.

Komisionerja për Punë të Brendshme, Ylva Johansson, ka thënë se shpreson që Këshilli Evropian do të aktivizojë direktivat për mbrojtje të përhershme – një mekanizëm i veçantë që për synim ka dhënien e mbrojtjes për personat e zhvendosur, raporton Aljazeera.

Ajo ka shtuar se zyrtarët janë duke shikuar për mundësinë e dërgimit të më shumë njerëzve për t’u asistuar vendeve anëtare në ruajtjen e kufirit me Ukrainën.

Deri më tani mijëra njerëz kanë dalë nga Ukraina nëpër vendet e bllokut evropian pas ofensivës së Moskës.

/GazetaSinjali/