image Evitohet rreziku i shembjes së urës në Lluçan

Rajon

Evitohet rreziku i shembjes së urës në Lluçan

news image

Reshjet e pandërprera të shiut ditëve të fundit kanë shkaktuar pasoja nëpër ekonomitë familjare të Komunës së Bujanocit, kurse ura në fshatin Lluçan ishte në gjendje të rrezikshme për t’u dëmtuar seriozisht.

Komuna e Bujanocit njofton se pas paraqitjes së shqetësimit nga banorët e Lluçanit për rrezikun në fjalë drejtuar autoriteteve lokale, Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme i kryesuar nga kryetari Nagip Arifi kanë marrë hapat e domosdoshme për evitimin e rrezikut të shembjes së kësaj ure.

Më tej në njoftim thuhet se Komuna kanë angazhuar makineritë e nevojshme për intervenim.

/GazetaSinjali/