image Arifi kërkon nga Serbia njohjen e diplomave

Politikë

Arifi kërkon nga Serbia njohjen e diplomave

news image

Komesari i Lartë i OSBE-së për Pakica Nacionale me seli në Hagë dhe ambasadori i OSBE-së në Serbi kanë vizituar Komunën e Bujanocit ku janë informuar për respektimin e shqiptarëve.

Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit, tregoi se sot priti në takime të ndara Komesarin e Lartë të OSBE-së për Pakica Nacionale me seli në Hagë Kairat Abdrakhmanov dhe ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Serbi Jan Brathu.

“Me Abdrakhmanov biseduam për respektimin e pakicave nacionale në Serbi, respektivisht për komunitetin shqiptar. Ritheksova nevojën për njohjen sa më të shpejtë të diplomave, zhvillimin ekonomik që do të sjellte mirëqenie dhe paqe, si dhe implementimin e planit 7 pikësh”, tha Arifi.

Kryetari i Bujanocit, theksoi se me ambasadorin Brathu biseduan më shumë për ecurinë e procesit të regjistrimit.

/GazetaSinjali/