Evander Holyfield e ka pësuar një humbje të shpejtë nga ish-ylli i UFC-së, Vitor Belfort, në rundin e parë të meçit të tyre në Florida të shtunën në mbrëmje.
Holyfield, 58-vjeçar dhe pesë herë kampion i botës, u pajtua të ishte zëvendësues i Oscar De La Hoya, i cili ishte tërhequr nga lufta për shkak se ishte infektuar me COVID-19.
Por, rikthimi i Holyfield në ring pas shumë vitesh zgjati vetëm tre minuta, pasi Belfort e rrëzoi në dysheme atë para se gjyqtari ta ndërpriste luftën.
Vitor Belfort’s pressure proved to be too much for Evander Holyfield.
— ESPN Ringside (@ESPNRingside) September 12, 2021
(via @OmarESPN) pic.twitter.com/wlR89gCjJC
Holyfield ishte i ngadalshëm dhe pa ritëm që prej fillimit të luftës dhe pësoi nokdaun herët pasi e mori një goditje të fuqishme nga një grusht i fortë i Belfortit.
Pasi u ngrit në këmbë, 58-vjeçari i mori edhe disa goditje të shpejta nga Belforti, si pasojë e të cilave përfundoi në dysheme për herë të dytë.
Holyfield ia doli të ngrihej në këmbë në kohë por një sulm i vrullshëm i Belfortit e detyroi gjyqtarin ta ndërpresë meçin dhe ish-ylli i arteve të përziera marciale fitoi me nokaut teknik qysh në rundin e parë./GazetaSinjaliSporti/
Vitor Belfort just destroyed Evander Holyfield
— ???????????????????????????????????????? (@SlawsomeMMA) September 12, 2021
We just witnessed elderly abuse on live TV #HolyfieldBelfort #TrillerFightClub pic.twitter.com/2jxTzUF4iq