image Eurostat: Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër në Evropë

Shqipëri

Eurostat: Veriu i Shqipërisë, rajoni më i varfër në Evropë

news image

Zonat e Veriut të Shqipërisë janë më të varfrat në Evropë sipas një publikimi të fundit nga Prodhimi për frymë rajonale të Eurostat, me të dhënat që i referohen vitit 2018 dhe 2019, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2018, zonat Veriore të Shqipërisë kishin të ardhura për frymë prej 3 mijë e 600 eurosh, nga 4 mijë e 500 sa është mesatarja e vendit.

Kurse, edhe Jugu i Shqipërisë sërish gjendet në nivele të ulëta prej 4 mijë eurosh për frymë, të ngjashme janë edhe disa rajone të Turqisë dhe Serbisë.

Vetëm në qendër, të ardhurat janë më të larta, duke arritur kështu në 5 mijë e 400 euro për frymë, duke ia kaluar kështu edhe disa rajoneve të Turqisë, Serbisë e Maqedonisë.

Edhe në nivel shteti, (me 4 mijë e 500 euro për frymë nivel mesatar) Shqipëria është e fundit në Evropë. Më dobët pas Shqipërisë është Maqedonia (5 mijë e 200 euro), Serbia (6 mijë e 100 euro), ndërsa kryesimin në rajon e mban Mali i Zi (7 mijë e 500 euro).

Mesatarja e Bashkimit Europan është 31 mijë euro të ardhura për frymë, sipas Eurostat.

Sipas Eurostat, rajonet kryesore në renditjen e PBB-së rajonale për frymë në 2019, pas Luksemburgut (260% të mesatares së BE), jugu i Irlandës (240%), Praga (205%) në Çeki, Brukseli në Belgjikë (202%) si dhe Hamburgu (195%) në Gjermani./Gazeta Sinjali/