image Eurodeputetja: Serbia po e braktisë rrugën drejt BE-së

Rajon

Dialogu/ Eurodeputetja: Serbia po e braktisë rrugën drejt BE-së

news image

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon- Taubadel, ka theksuar se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, po e udhëheqë shtetin në mënyrë autoritare dhe se konkurrenca politike gati është e pamundur në Serbi.

Von Cramon-Taubadel ka thënë se në Serbi asnjë parti opozitare nuk ka hapësirë që të prezantohet në television publik apo në cilën do medie.  

Gjithashtu, eurodeputetja është shprehur se Serbia e ka vendin në BE, por jo pa pasur respekt për rregullat demokratike.

“Nga kjo pikëpamje, Serbia definitivisht po e braktisë rrugën e integrimeve në BE, duke u sjellë në mënyrë që është më tepër se për të ardhur keq. Serbia është vend i rëndësishëm evropian, i cili pa dyshim i takon BE, andaj duhet të tregojë më shumë përpjekje dhe më shumë respekt për rregullat demokratike”, ka vlerësuar eurodeputetja.

Ajo ka thënë se shpreson se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë pas formimit të Qeverisë së Kosovës, por se nuk është mirë që Vuçiqi të bëjë çfarë të dojë sepse Brukseli i pyet vetëm në lidhje me dialogun./ Gazeta Sinjali/