image Eurodeputeti Mandl: Dialogu Prishtinë-Beograd është ndërmjet dy shteteve, jo qyteteve

Politikë

Eurodeputeti Mandl: Dialogu Prishtinë-Beograd është ndërmjet dy shteteve, jo qyteteve

news image

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl në sesisonin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asocim BE-Kosovë theksoi se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është dialogu mes dy shteteve dhe jo ndërmjet dy qyteteve.

“Agjenda thotë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. E njoh këtë gjuhë shumë mirë, por besoj se ky nuk është dialog mes dy qyteteve, duhet ta bëjmë të qartë në fillim se është e është dialog mes dy shteteve, shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, duke shtuar se edhe BE duhet ta theksojë këtë çështje, raporton Telegrafi.

Më tej Mandl theksoi se është e rëndësishme që BE-ja e ndërmjetëson dialogun dhe mund të jenë konstruktiv por edhe kritik si po vazhdon dialogu.

“Ne nuk duhet të nënvlerësojmë rolin pozitiv të SHBA-së në dialogun, në mbështetjen e vërtetë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, tha ai.

Ai ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe kjo është konfirmuar disa herë nga Komisioni Evropian.

“Dje kolegu ynë Haki Abazi tha se çështja e liberalizimit të vizave mund të përdoret si levë në dialogun Kosovë-Serbi… Shpresoj që kjo nuk është e vërtetë sepse do të ishte e padrejtë për Kosovën”, tha ai. 

Derisa në Kuvendin e Kosovë po vazhdon punimet Takimi i Nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë. 

Aty po diskutohet dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkëpunimi rajonal.

Po ashtu pritet miratimi i rekomandimeve dhe caktimi i datës për takimin e ardhshëm.

/GazetaSinjali/