image Eurodeputeti holandez, Reuten: Krenar që më në fund e realizuam premtimin e vonuar të BE-së për Kosovën

Politikë

Eurodeputeti holandez, Reuten: Krenar që më në fund e realizuam premtimin e vonuar të BE-së për Kosovën

news image

Parlamenti Europian sot ka miratuar dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Eurodeputeti holandez Thjis Reuten, i cili është raportues për vizat e Kosovës në PE, pas këtij miratimi tha se më në fund e realizuan një premtim të vonuar për Kosovën.

“Parlamenti Europian jep dritën jeshile përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën. Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Europës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët europiane”.

Në seancën e sotme, kryetarja e PE-së, Roberta Metsola, tha se s’ka pasur kundërshtime për këtë çështje.

“Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha Metsola.

/GazetaSinjali/