image Eurodeputeti francez s’i ndal provokimet, e quan Kosovën “zemrën e Serbisë”

Politikë

Eurodeputeti francez s’i ndal provokimet, e quan Kosovën “zemrën e Serbisë”

news image

“Prezenca serbe në Kosovë, djepi i kombit serb, vetë zemra e Serbisë nuk është e negociueshme”, ka deklaruar deputeti francez në Parlamentit Evropian, Jean-Lin Lacapelle.

Ai ka shfaqur edhe njëherë urrejtjen dhe pikëpamjet e tij ultra-nacionaliste në përpjekje për ta mbrojtur shtetin agresor, Serbinë.

“Bashkimi Evropian, sot mbështet integritetin territorial të Ukrainës. Në të njëjtën mënyrë, pse ajo nuk mbështet integritetin territorial të Serbisë?”.

Tutje, ai vijoi propagandën duke thënë se “Prishtina asnjëherë nuk ka pushuar provokimet dhe sulmet kundër popullatës serbe në Kosovë”.

“Gjithë besueshmëria për këtë çështje e Kosovës do të duhet të ketë parasysh interesat e Serbisë dhe të popullatës serbe”.

“Duhet të jemi real dhe jo thjesht simbolik. Prandaj i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që ta marrë parasysh këtë kërkesë si çështje prioritare”.

/GazetaSinjali/