image Eurodeputeti austriak: Admiroj durimin e kosovarëve për mosliberalizimin e vizave

Politikë

Eurodeputeti austriak: Admiroj durimin e kosovarëve për mosliberalizimin e vizave

news image

Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl, është shprehur i habitur me durimin e qytetarëve të Kosovës lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Ai në një intervistë për “Report TV”, ka thënë se admiron durimin e kosovarëve, ndërkohë që siç tha ai, vetë e ka humbur atë.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të veprojë sa më parë në këtë drejtim, pasi “nuk ka asnjë argument për mo marrjen e një vendimi pozitiv për qytetarët e Kosovës”.

“Unë e admiroj durimin e qytetarëve të Kosovës për mosliberalizimin. Unë e kam humbur durimin tim, sepse nuk ka asnjë argument pse nuk është hequr ky regjim siç ka ndodhur dhe me 5 shtetet e tjera të rajonit. Por, kjo është një gjë e vogël, duhet të hedhim edhe hapa të tjerë që lidhen me përfshirjen e Kosovës dhe integrimin në BE”, është shprehur Mandle.

Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave, ndonëse si proces ka nisur para më shumë se 10 vjetëve.

/GazetaSinjali/