image EULEX: Simmons ka refuzuar të bashkëpunojë me ekipin hetimor për shkeljet që vetë i raportoi

Kosovë

EULEX: Simmons ka refuzuar të bashkëpunojë me ekipin hetimor për shkeljet që vetë i raportoi

news image

EULEX ka reaguar sot ndaj deklaratave të ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons për formimin e një Komisioni Parlamentar, pasi që pretendon se drejtësia ndërkombëtare ka qenë e njëanshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Në reagimin e EULEX-it, thuhet se Simmons ka refuzuar të bashkëpunojë me një ekip hetimor që ishte krijuar për hetimin e shkallës së shkeljeve të mundshme të raportuara nga ai. Por sipas tyre, ai nuk mundi t’i ofrojë ekipit hetues ndonjë provë që i mbështet prentendimet e tij.

“Para së gjithash, duhet të theksohet se z. Simmons ka refuzuari të bashkëpunojë me një ekip hetimor të udhëhequr nga një gjyqtar në pension i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i cili u krijua për ta hetuar shkallën e shkeljeve të mundshme të raportuara nga z. Simmons. Kur atij iu dha mundësia për t’i mbështetur pretendimet e ndryshme të tij, z. Simmons nuk mundi t’i ofrojë ekipit hetues ndonjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tij”, thuhet në reagimin e EULEX-it.

Po ashtu, në vitin 2016 kishte filluar një hetim i pavarur që ishte drejtuar nga një ish-gjyqtar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në lidhje me pretendimet për shkeljet e mundshme nga Simmons, për tri çështje të cilat u hetuan dhe u përfunduan.

“Në të tre rastet, me këshillat e bordit disiplinor u pajtuan autoritetet përgjegjëse dhe ato iu komunikuan z. Simmons dhe autoritetit dërgues të tij, pra Mbretëria e Bashkuar, i cili e kishte punësuar z. Simmons gjatë kohës sa ishte gjyqtar në Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit. Vendimi përfundimtar lidhur me masat të cilat duhej ndërmarrë si përgjigje ndaj këshillave të bordit disiplinor lidhur me shkeljet e z. Simmons i takon autoriteti dërgues të tij në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali/