image Estrada shqiptare i del në mbrojtje dentistit Fehim Haliti - Sinjali

Estrada shqiptare i del në mbrojtje dentistit Fehim Haliti

news image

Gazeta Sinjali sot ka raportuar se Ordinanca Stomatologjike “Dent Fix” ka paralajmëruar padi për shpifje dhe kallëzim penal për deklarim të rrejshëm ndaj mërgimtares Teuta Gashi, e cila publikisht ka akuzuar pronarin e kësaj ordinance Fehim Halitin, për ngacmim seksual, trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor dhe mosdhënie e ndihmës mjekësore. 

Madje për këtë Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte hedhur poshtë kallëzimin penal sepse “nuk ekziston dyshimi se Fehim Haliti ka kryer veprat “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, “mosdhënia e ndihmës mjekësore” dhe “ngacmim seksual”.

Dentisti, që tanimë njihet edhe si një mik i afërt i estradës shqiptare, ka bërë një sqarim në rrjete sociale, duke i hedhur poshtë akuzat.

Lidhur me ngjarjen që bëri bujë gjithandej, kanë reaguar edhe disa nga artistët e estradës shqiptare të cilët prej vitesh ia besuan punën stomatologut të njohur.

Leonora Jakupi, Mozzik, Rina Balaj, Getinjo – janë disa prej artistëve që i dolën në mbështetje Halitit. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin